Mirë se vini

Orari i punës : E hënë - e Premte - 09:00 - 18:00
  Kontakti : +377 44 27 27 87

ESTETIKA E DHEMBEVE APO DENTISTRIA ESTETIKE, SHENDETI ORAL DHE DENTAR

Ne ditet e sotme estetika ka nje rendesi te vecante , e duke qene se fytyra dhe ne vecanti goja e dhembet luajne  nje rol te  rendesishem ,ka lindur nevoja e zhvillimit te stomatologjise estetike . 
Njerezit e duan te bukuren dhe duan te duken bukur , dhe ne rastet kur ne  buzeqeshjen e dikujt ka probleme atehere me ane te teknikave specifike ,materialeve  super estetike  dhe nderhyrjeve kirurgjikale realizohet nje buzeqeshje perfekte . Me poshte po shpjegojme disa nga materialet dhe teknikat e perdorura :

Operacionet  Estetike te Gingivave (Mishrave te Dhembeve):

Kjo nderhyrje  konsiston  ne   heqjen e nje pjese te kockes dhe te mishrave qe rrethojne dhembet. Pas kesaj nderhyrje pritet 6 jave qe  te sherohen gingivat e me pas mund te vazhdohet  me punimet protetike .Kjo nderhyrje behet ne keto raste

1-Gummy  Smile;   jane rastet kur personit ne momentin qe buzeqesh apo qesh i duken shume gingivat (mishrat e dhembeve ). Ne keto raste niveli i gingives ngrihet me lart dhe me pas dhembet vishen me faseta porcelani (Laminate ) ose me kellef  porcelani .

2-Ne rastet kur gingivat zmadhohen, si pasoje e perdorimit te ilaceve te ndryshem ose e semundjeve te mishrave,dhe mbulojne nje pjese te dhembeve

3-Ne rastet kur kemi disnivel ne gjatesine e dhembeve te pare .Duke nderhyre te pjesa e gingives mund ti bejme dhembet te kene te njejten gjatesi

4-Ne rastet kur gjatesia e dhembit eshte e pamjaftueshme per te kryer punime mbi te.Nderhyhet duke bere zgjatim te kurores (Crown Lengthning ) .

Mbushjet e Porcelanit (Inlay-Onlay)

Keto  jane mbushje te cilat pregatiten  ne laborator  nga porcelan i presuar e me pas ngjiten ne dhemb apo dhemballe .Per realizimin e tyre nevojiten 2-3 seanca dhe jane me te kushtueshme se mbushjet normale per arsye te materialit ,kohes dhe teknikes se vecante e precizionit qe kerkojne.Avantazhet e tyre jane si me poshte
1-Kane jetegjatesi me te madhe .
2-Kane pershtatshmeri  maksimale
3-Nuk nderrojne ngjyre me kalimin e kohes.
4-Nuk pesojne tkurrje si mbushjet e kompozitit
5-Ideale per demtimet masive kur nuk duam ta veshim dhembin me kellef
6-Ne rastet e mbushjeve massive kur eshte e veshtire te arrihet kontakti ndermjet 2 dhembeve