Mirë se vini

Orari i punës : E hënë - e Premte - 09:00 - 18:00
  Kontakti : +377 44 27 27 87

ESTETIKA E FTYRYRES

FILLERI– Në kuptimin më të thjeshtë me filler kuptojmë një element i cili mbush hapësirat që kanë humbur volumin (nga anglishtja fill – mbush). Por në praktikë fillersat bëjnë shumë më tepër se kaq. Duke zëvendësuar volumin përmirësojnë pamjen, zhdukin rrudhat dhe në të njëjtën kohë ndërhyjnë në metabolizmin e lëkurës. Me kalimin e viteve lëkura e njeriut fillon të humbë indin dhjamor ose lëndët bazë të saj si acidi hialluronik. Humbja e indit dhjamor të fytyrës fillon tek mollzat, dhe më vonë mbi artikulacionin mandibular (artikulacioni i nofullës pranë veshit). Kjo humbje prish pamjen ovale të fytyrës, lëkura varet, shfaqen më tepër rrudha dhe cilësia e lëkurës prishet duke humbur acidin hialluronik dhe përbërës të tjerë të saj. Në këtë moment fillersat dhe mjekime të tjera të dermatologjisë duke zëvendësuar ose ndërhyrë në metabolizmin e lëkurës sigurojnë një lëkurë të shëndetshme dhe me pamje të re.  Fillersat mund të injektohet thellë nën lëkurë për ta zëvendësuar volumin ose mund të injektohet brenda në lëkurë kur duam të përmirësojmë rrudhat e ndryshme të saj dhe cilësinë e lëkurës.

BOTOX– Kohët e fundit flitet gjithnjë e më shumë për mjekimet e reja të dermatologjisë kozmetike, midis të cilave edhe për Botox-in. Me pak fjalë mund të shpjegoni se çfarë është ky mjekim dhe përse ka marrë një përhapje kaq të gjerë.

Botox-i është një ilaç i njohur në mjekësi përpara 40-50 vjetëve. Është përdorur në neurologji për të mjekuar kontrakturat muskulare. Në fillimet e viteve 90-të, një dermatolog amerikan i quajtur Carruthers, mendoi se mund ta përdorte në kozmetikë për të përmirësuar rrudhat e fytyrës. Kështu vit pas viti kjo metodë u përmirësua dhe sot përbën një nga metodat më të përdoruara në kozmetikën dermatologjike. Ajo zë vendin e parë në botë në moshën 35 vjeç e lart.  Rezultatet janë të shkëlqyeshme.  Sot shpenzohen me mijëra dollarë për prodhimin  dhe kryerjen e këtyre mjekimeve, të cilat parashikojnë një rritje vjetore në të gjithë botën në shkallën 16% çdo vit.

Si vepron Botox-i në përmirësimin dhe rinovimin e pamjes ?

Botox-i vepron kryesisht në rrudhat e shprehjes. Domethënë në rrudhat e pjesës së sipërme të fytyrës, ballit, përreth syve, në mes të vetullavë  etj. Këto rrudha mund të ekzistojnë që në moshë të re pamvarësisht nga mosha dhe ekzistenca e tyre varet nga fakti se sa shprehës është çdo person. Kështu sa më shumë që dikush qesh, vrenjtet apo bën grimasa,  aq më shumë rrudha do të ketë. Me kalimin e moshës këto rrudha thellohën më tepër. Rrudhat krijohen nëpërmjet tkurrjes së muskujve poshtë lëkurës. Dhe pikërisht këtu fillon veprimi i Botox-it. Duke lëshuar muskujt, ai korrigjon rrudhën duke dhënë një rezultat të shkëlqyer kozmetik. Njëkohësisht  përveç zhdukjes ose përmirësimit të rrudhës pas mjekimit, fytyra  merr një pamjë qetësie, çlodhjeje dhe ripërtëritjeje.

Cili është kontigjenti që ka nevojë për këtë mjekim ?

Zakonisht  ky mjekim mund të fillojë pas moshës 30 vjeç e lart, se jo vetëm që përmirëson rrudhat e tanishme, por parandalon edhe thellimin e mëtejshëm të tyre. Botox-i së bashku me mjekime të tjera si fillers apo mesoterapia, sot ndihmojnë shumë përmirësimin e pamjes dhe së bashku me atë të vlerësimit të vetes, të anës së mirë psikologjike etj.

Si është procedura e mjekimit ?

Procedura e mjekimit është  shumë e thjeshtë dhe e shpejtë. Kryhet nëpërmjet inxheksioneve me gjilpëra shumë të vogla, disa milimetra. Efektet e mjekimit fillojnë nga dita e dytë dhe e tretë. Më pas fillon përmirësimi i pamjes. Çdo ditë shihen ndryshimë të rëndësishmë dhe brenda dy javëve rezultatet janë të shkëlqyera.  Zakonisht mjekimi ruan efektin e tij rreth 6 muaj. Pas kësaj periudhe këshillohet ripërsëritja e mjekimit. Pas disa mjekimeve periudha e ruajtjes së rezultatit zgjatet edhe më tepër.

Si shfaqet gjendja e pacientëve nëse në një moment të caktuarvendosin ta  ndërpresin mjekimin me Botox ?

Shumë njerëz mendojnë së nëse e ndërpresin terapinë gjendja do të përkeqësohet, se organizmi do të bjerë shumë shpejt dhe në këtë mënyrë do të ishte më mirë të mos e kishin filluar fare. Kjo hipotezë nuk është e vërtetë, përkundrazi botox-i parandalon zhvillimin e mëtejshëm të rrudhave. Në momentin që vendos të ndërpresësh mjekimin, gjendja do të jetë si më parë, pra rrudha do të ketë një “moshë” më të vogël dhe dukët sikur koha gjatë së cilës i është nënshtruar mjekimit nuk ka kaluar fare për të.

Shpesh dëgjohet se mjekimi me Botox krijon varësi ndaj është i dëmshëm.

Kjo nuk është e vërtetë. Varësia ndaj një ilaçi siç janë për shembull drogat, ilaçet e ndryshme qëtësuese ose alkooli qëndron në faktin se organizmi vuan me ndërprerjen e tyre dhe kërkon përsëritjen e një doze gjithnjë e më të madhe. Ndërsa për organizmin nuk ka rëndësi nëse bën apo jo mjekimin me botox. Zakonisht njerëzit që bëjnë këtë mjekim janë të kënaqur me rezultatet, të cilat nuk i kanë arritur kurrë me produkte të tjera kozmetike si kremërat për rinovim, kundër rrudhave, përreth syve etj. Në këtë mënyrë ata bëhen të ndërgjegjshëm dhe kuptojnë së është një zgjidhje shkencore dhe rezultative, ndaj e përsërisin mjekimin.

Mos vallë mjekimi me Botox është i shtrenjtë ?

Nëse llogarisim se sa shpenzojnë femrat, por edhe meshkujt për të arritur përmirësimin e rrudhave nëpërmjet produkteve të tjera kozmetike që nuk kapin as 5% të rezultatit të mjekimit më Botox, arrijmë në rezultatin se mjekimi me këtë ilaç është më i lirë.

 

Gjithmonë njerëzit i tremben efekteve anësore të mjekimeve.

A ka efekte të tilla Botox-i ?

 

Nëse terapia kryhet nga mjekë specialistë Dermatologë ose Kirurgë Plastikë, efektet anësore janë aq të vogla sa mund t’i quajmë të papërfillshme. Siç thamë edhe më lart është një ilaç i provuar tashmë për një përiudhë 50-vjeçare në mjekësi dhe rreth 20 vjet në Dermatologjinë kozmetike.

Në mbyllje mund të themi që pacientët të mos i tremben këtij mjekimi se është i sigurt, me rezultate të shkëlqyera dhe pa efekte anësore. Gjithmonë duhet t’u drejtohen mjekëve dermatologë ose kirurgëve plastikë, sepse në Bashkimin Europian këta janë specialistët që gëzojnë të drejtën e kryerjes së mjekimeve të tilla.

 

TRAJTIMI ME PRP- PLAZMA E PASUR ME TROMBOCITE -PRP-

Plazma e pasur me trombocite (Platelet-rich plasma- PRP) quhet ndryshe plazma e gjakut me perqendrim te madh trombocitesh, ne te cilen gjenden dhjetra faktore rritjeje dhe citokina, te cilat nxisin rigjenerimin dhe sherimin e lekures dhe indeve te buta, permes nxitjes se prodhimit te kolagjenit te ri.
PRP ka ne baze te saj aplikimin permes mikro-injeksioneve kutane te faktoreve te rritjes se marre nga gjaku i vete pacientit.
Procedura zgjat nga 45 minuta (ne fytyre) deri ne 90 minuta (ne skalpin e kokes)
Rezultati: lifting natyral brenda raporteve fiziologjike normale, si rezultat i mbeshtetjes me te madhe qe lekura gjen mbi nje ind kolagjeni totalisht te rigjeneruar.
Cilat pjese te trupit mund te trajtohen me PRP?
1. Lekura pre e rrudhave te mimikes rreth syve dhe poshte tyre
2. Lekura e faqeve
3. Qafa
4. Kendet e nofullave
5. Kraharori dhe dekolteja
6. Pjesa dorsale (kurrizi) e duarve
7. Skalpi I kokes (stimulim i rritjes se flokut)

Kush mund ta kryeje proceduren e aplikimit te PRP?
Te gjithe individet pa dallim gjinie, me moshe mbi 20-25 vjecare, me ose pa probleme lekure, pasi procedura mundeson kurimin e problematikave kutane te ndryshme, por dhe mirembajtjen periodike te lekures se shendetshme.
Cfare rezultatesh mund te pres une nga PRP
Permiresimi i perberjes dhe tonusit te lekures jane te dukshem brenda tre javeve. Rigjenerimi i plote I kolagjenit kerkon 2-3 muaj kohe.
A mundet qe PRP te aplikohet te te gjitha llojet e lekurave, pavaresisht perberjes apo ngjyres?
Po, PRP mund te aplikohet te te gjitha llojet dhe ngjyrat e lekurave.
A jane rezultatet e menjehershme?
Jo. Nje enjtje e lehte nga fluidi eshte ajo qe do te vini re menjehere pas aplikimit, e cila do te zgjase 12-24 ore. Pikat e shpimit te ages mund te duken dhe pas 1-2 ditesh. Me kalimin e diteve/javeve trombocitet do te clirojne faktoret e rritjes te cilet do te nxisin prodhimin e kolagjenit te ri.
Sa kohe zgjat rezultati I perftuar?
Kohezgjatja eshte ne vartesi te gjendjes aktuale te lekures suaj, moshes, fillimit te menopauzes, mirembajtjes qe i kushtoni lekures suaj. Koha mesatare varion 12-18muaj.
A mund ta perseris PRP?
Perderisa perdoret vetem gjaku yt dhe asnje produkt I huaj, nuk ka asnje arsye qe te te pengoje ne perseritjen e PRP dhe asnje efekt anesor apo alergjik. Mjeket rekomandojne qe seancat e PRP te kryhen minimalisht 3 muaj larg njera tjetres, koha qe I duhet indit te kolagjenit per te arritur rigjenerimin e duhur.

 

 

-MESOTERAPIAÇfarë është mesoterpia ?

Mesoterapia është një teknikë mjëksore, shume e përhapur kohët e fundit që përdoret kryesisht në dermatologjinë estetike. Përdor inxheksione të cilat futin brënda lëkurës ilacë të ndryshme, në zonat lokalizohet problemi. Qëllimet e saj janë rinovimi i lëkurës (fytyrë dhe trup) korrigjimi I lipodistrofisë dhe celulitit, mjekimin e alopecisë (rënies së flokëve), keloideve dhe cikatriceve hipertrofike. Megjithëse mesoterapia përdoret për mjekimin e disa sëmundjeve dermatologjike, ortopedike, neurologjike, vaskulare etj, aplikimi me I madh I saj mbetet dermatologjia estetike për shka të rezultateve të besueshme në këtë fushë. Sot mesoterapia është e përhaur në të gjithë botën.

Përdorimi i mesoterapisë në dermatologjinë kozmetike.

Në fillim mesoterapia përdorej në dermatologji për të injektuar kortizon në lëkurë në sëmundje të ndryshme. Kështu në krahasim me kremrat dhe pomadat e përdorura lokalisht me mesoterapinë kemi veprim më të mirë sepse ilaçi vendoset shumë saktë ne vendin e sëmundjes, vendoset sasi e vogel e tij, pakësojmë kështu efektet anësore dhe kemi një veprim më të gjatë sepse mbetet në lakurë për një kohë më të gjatë. Parimi I mesoterapisë është “pak, rrallë dhe në vendin e duhur”

Përdorimi i saj u rrit shumë me futjen e saj në kozmetikën dermatologjike. E mbështëtur në të njëjtat parime rezultatet e sja janë më të mira se kremrat kozmetikë. Lëkura është një barrierë gjysëm e përshkueshme. Kështu që nuk lejon sasinë e kremit të përdorur në të të arrijë në thellësinë e duhur të lëkurës dhe të arrijë përqëndrimin e novojshëm të saj për të dhënë rezultain e kërkuar. Kështu nëpërmjet inxheksioneve ne shmangim të gjitha këto vështirësi duke marrë rezultatin që deshirojmë.

Për këto arsye ne e përdorim në alopecitë (jo në ato cikatricialet), në keloidet dhe cikatricet, në rinovimin e fytyrës, në rrënien e lëkurës, të fytyrës dhe trupit, në celulit dhe ne lipodistrofitë etj.

Në varësi të problemit ilacet që përdoren janë të ndryshëm. Zakonisht përdoren përzjerje vitaminash, acidit hialluronik, aminoacide, enzima që nxisin metabolizmin e lëkurës etj.

Përdorimi në fytyrë.

Në rinovimin e fytyrës perdoret në rastin e lëkurave të plakura në shkallët e vogla dhe të mesme të fotoplakjes, në lëkurën pa shkëlqim, varjen e hkallës së parë dhe ne fytyrat e dehidruara. Pë rte kupruar se si veprojnë ilacet e meoterapisë ne po ndalemi tek acidi hialluronik. Acidi hialluronik është në përqëndrime te ulta jo sin ë rastin e Fillers (mbushësve). Një molekulë e acidid hialluronik tërheq dhe mba 1000 molekula uji. Futja e acidit hialluronik në lëkurë me inxheksione dhe qëndrimi I gjatë I tij në lëkurë tërheq dhe mban një sasi uji 1000 herë më të madhe se sasia e tij duke hidratuar lekurën ne mënyrë fisiologjike dhe shumë herë më tepër se të gjithe kremrat hidratantë që mund tq vendosim në lëkurë.E njëjta gjë ndodh edhe me përbërësit e tjerë të cilët mund të jenë edhe tek kremrat. Përbërësit e mesoterapisë mund të jenë në shishe të gatëshme ose mund të kombinohen nga mjeku në varësi të nevojave të lëkurës sezonit dhe dëshirave për rinovim. Rezultati do të jetë shkëlqimi, tonizimi I indeve, hidratimi I lëkurës dhe lëkura funksionon si me moshë më të re.

Si realizohet mesoterpia dhe a ka efekte anësore ?

Mesoterpia realizohet me dorë duke bërë inxheksioni ose me mekanizëm në të cilin vendoset shiringa. Mekanizmi bën të mundur bërjen më të shpejtë të mesoterapisë. Aget që përdoren janë të trashësisë dhe gjatësisë së ndryhmë sipas indikacionit. Kështu kur bëjmë rinovim aget mund të jenë më të shkurtëra se sa në mjekimin e celulitit etj.

Kuptohet se duhet të dihet në qoftë se personi merr ilace si për shembull aspirinë e cila mund të ndikojë në mosmpiksjen e kollajtë të gjakut dhe mbetjen e shenjave për disa ditë. Kur lëkura ka probleme ose sëmundje lëkure duhet të diskutohen më pare me mjekun deramtolog.

Efektet anësore janë të pakta dhe më të shumtat kalojnë shpejt. Mund të kemi një ënjtje të lehtë, kruarje,  të cilat kalojnë brënda pak minutash. Mund të ndodhë sidomos në fytyrat e bardha të kemi ekimoza të lehta ose në raste të rralla alergji nga ndonjë lëndë që përdoret. Megjithkëto kur bëhet nga mjekë specialistë dhe kur ruhen rregullat e aplikimit të metodës është një metodë shumë e sigurt dhe rezultative.

Ç’farë kujdesi duhet të tregojmë mbas saj ?

Personi që I është nënshtruar terapisë është mirë të mos qëndrojën ne diell, të mos bëjë banjo të nxehtë, të mos veshë rroba të ngushta mbas mesoterapisë për celulitin, dhe të mos bëjnë fizikoterapi dhe ionismo deri në 24 orë pas aplikimit.