Mirë se vini

Orari i punës : E hënë - e Premte - 09:00 - 18:00
  Kontakti : +377 44 27 27 87

ZBARDHIMI I DHEMBEVE

Çdo ditë e më shumë njerëzit paguajnë para për dhëmbë shkëlqyes dhe më të bardhë. Por a funksionon dhe a është e sigurt zbardhja e dhëmbëve? Këtu mund ti gjeni përgjigjet e pyetjeve të zakonshme që pacientët mund ti kenë. Zbardhja e dhëmbëve përfshinë zbardhimin e dhëmbëve tuaj që ata të jenë më të shëndritshëm. Zbardhimi I dhëmbëve nuk do t’u japë atyre një zbardhje briliante, por mund të ndryshojë ngjyrën tuaj të tanishme në shumë nuanca më të bardha.
Pse nderrojne dhembet ngjyren?

Shkaqet e ndërrimit të ngjyrës së dhëmbëve janë të shumte, si: ilaçe të ndryshme, traumat e dhëmbit(thyerje, goditje etj.), heqja e nervit të dhëmbit

Përdorimi i antibiotikëve si tetraciklina nga nëna gjatë shtatzanisë ose nga femija, ndikon te ndërrimi i ngjyres se dhëmbëve të fëmijës; ne disa  raste ushqime ose pije të veçanta si kola, kafeja, ushqimet qe kane ngjyroses ne perberje ndikojnë në ngjyrën e dhëmbëve.

Si ndodh (funksionon) zbardhimi?

Lëndët që përdoren për zbardhim janë: Carbamide Peroxide dhe Hydrogen Peroxide( ujë i oksigjenuar). Këto dy lëndë kanë aftësinë (cilësinë) të kalojnë lirshëm nëpërmjet shtresave të dhëmbit (zmalti, dentina) dhe përhapen në gjithë pjesët e dhëmbit. Këto Perokside (Carbamide dhe Hydrogen peroxide) shpërbëhen në radikale oksigjeni, të cilat hyjnë ndërmjet prizmave të zmaltit (shtresa e jashtme e dhëmbit), duke shpërndarë (asgjesuar) molekulat e ngyrosura që ndikojnë në ngjyrosjen e dhëmbit.
Zbardhimi nuk ndikon në strukturën e dhëmbit, vetëm se ngjyra e brendëshme e dhëmbit bëhet më e (çelët) bardhë.
Agjentët zbardhues copëtohen në molekula më të vogla dhe lëvizin në të gjitha drejtimet brenda dhëmbit. Edhe nëse i gjithë dhëmbi nuk është i mbuluar me zbardhues, ai zbardhet i gjithi.
Studime të shumta shkencor kanë vërtetuar efikasitetin e peroksideve në zbardhimin e dhëmbëve.
Zmalti dhe dentina (dy shtresat e dhëmbit), mbushjet egzistuese dhe porcelani nuk preken, ndikohen apo dëmtohen nga agjentët zbardhues.

A ndikon zbardhimi në lidhjen midis mbushjes dhe dhëmbit?

Megjithëse agjentët zbardhues lëshojnë sasi të mëdha oksigjeni në dhëmbë, lidhjet e mbushjeve egzistuese me dhëmbët nuk ndikohen.
Por nëse duhen bërë mbushje të bardha pas zbardhimit, duhet pritur për një periudhë prej 7-10 ditësh pasi sasia e lartë e oksigjenit në dhëmbë ndikon negativisht në lidhjen e mbushjes me dhëmbin ( për mbushjet e reja që do bëhën).

Sa kohë zgjat efekti i zbardhimit?
Rezultatet e zbardhimit janë të qëndrueshme. Sidoqoftë në vartësi të zakoneve të të ushqyerit dhe mënyrës së jetesës, mund të nevojitet përsëritja periodike e zbardhimit,ne c’do 2 vjet.
Per te ruajtur te pandryshuar efektin e zbardhimit rekomandohet perdorimi i rregullt i pastes zbardhuese te keshilluar nga mjeku

A shkakton zbardhimi ndjeshmëri?

Ndjeshmëria e dhëmbit është një efekt anësor i perkohshem i zbardhimit. Kjo ndjeshmëri është e përkohëshme dhe largohet pas përfundimit të zbardhimit. Produktet zbardhuese të kohëve të fundit kanë në përbërje(Potasium Nitrat)elementë që eliminojnë ndjeshmërinë ndaj të ftohtit dhe të nxehtit.

Kërkimet shkencore kanë treguar se Nitrati i Potasiumit, penetron në zmalt, dentinë e deri në nerv, duke vepruar si një qetësues dhimbjesh(analgjezik dhe anestetik).

Produktet zbardhues kanë në përbërje dhe Fluor,një element që ul ndjeshmërinë e dhëmbit si dhe e mbron atë nga prishja.

A shkakton zbardhimi probleme, duke dëmtuar apo dobësuar zmaltin(shtresën e jashtme)e dhëmbëve?

Sipas kërkimeve shkencore, të pranuara edhe nga “American Association of Dental Research”(Shoqata Amerikane e kërkimeve Dentare), produktet zbardhues që kanë në përmbajtje Nitrat Potasiumi dhe Fluor, ulin ndjeshmërinë e dhëmbit ndaj të nxehtave dhe të ftohtave, ndikojnë pozitivisht  në shëndetin e përgjithshëm të gojës- dhëmbëve, kanë efekt anti karies (kundra prishjes), rrisin mikrofortësinë e zmaltit.

E rëndësishme:Zbardhimi duhet të bëhet vetëm nën mbikqyrjen e dentistit.
Tek shtatzanat  dhe nenat qe ushqejne femijen me qumesht gjiri nuk lejohet zbardhimi.
Zbardhimi i dhëmbëve në ditët e sotme është efikas dhe i sigurtë, nëse bëhet në mënyrën e duhur dhe me materialin e përshtatshëm. Kjo përfshin një diagnozë fillestare, pastrimin e gurëzave dhe të njollave, shpjegimi nga ana e dentistit mbi proçesin e zbardhimit, si dhe ndjekja gjatë proçesit të

zbardhimit.
Zbardhimi i bërë nga vetë personi me prodhime kozmetike- estetike mund të dëmtojë mishrat e dhëmbëve dhe nuk është shumë efikas.

Sa mënyra zbardhimi ka?

Zbardhimi bëhet në këto mënyra:

1- Office Bleaching: Bëhet në klinikë, zgjat rreth 30 min dhe mund të bëhen disa seanca deri në  arritjen e ngjyres  që kërkon pacienti. Lënda aktive është në përqindje të lartë (38%-35% Peroksid Hidrogjeni).
2- Home Bleaching: Merret masa e gojës dhe përgatiten  këllëf silikoni , që mbushen me lëndë zbardhuese dhe mbahen në gojë gjatë ditës ose natës.
Koha e mbajtjes varion nga 45 min deri në gjithë natën në varësi të përqindjes së lëndës aktive që bën zbardhimin (10%-15%-20%-22% Karbamide Peroksid).
3- Non- Vital Bleaching: Zbardhim që u bëhet vetëm dhëmbëve që u është hequr nervi e kane nderruar  ngjyre .Ne kete rast hiqet mbushja e dhembit ,vendoset Brenda dhembit lenda zbardhuese dhe lihet te veproje 3-5 dite,kjo mund te perseritet disa here deri sa te zbardhet dhembi. Me pas vihet mbushje e perkohshme dhe pritet10-15 dite qe te stabilizohet niveli I oksigjenit ne dhemb e me pas behet mbushja perfundimtare.