Mirë se vini

Orari i punës : E hënë - e Premte - 09:00 - 18:00
  Kontakti : +377 44 27 27 87

FASETAT

Ne rastet kur pacienti deshiron te ndryshoje
1)Formen
2)Ngjyren
3)Te mbylle distancat ndermjet dhembeve te pare

4)Te mbuloje difektet ne zmaltin e dhembit
5) Pas nje operacioni te gingivave per rregullimin e Gummy Smile
6)Kur tek dhembet e pare kemi mbushje masive te cilat nuk jane shume estetike.

Fasetat e porcelanit  jane zgjidhje sheme estetike dhe  ideale per rastet kur pacienti nuk deshiron te  beje kellef  te plote .Fasetat pregatiten  nga  porcelan i presuar i cili eshte sheme estetik dhe ka parametra te ngjajshem me dhembin natyral. Per te vendosur nje fasete duhet nje lemim minimal ne siperfaqen e jashteme dhe ne pjesen prerese te dhembit . Nuk nderrojne ngjyre me kalimin e kohes .

Ne rastet e pamundesise ekonomike ,fasetat mund te pregatiten dhe nga  kompoziti(materiali plastik per mbushje ), jane me ekonomike ,behen me shpejt por nuk kane te njejten fortesi dhe estetike e rezistence si fasetat e porcelanit .
 

Cfare jane fasetat ose veneers ?

Fasetet ,mund te jene prej porcelani ose kompoziti.Ato kane nje trashesi minimale dhe ngjyre te ngjashme me dhembin dhe vendosen mbi siperfaqen e dhembit ,duke permiresuar ngjyren ,formen dhe pamjen e pergjitheshme estetike.

Cfare problemesh mund te zgjidhen me faseta?

Faseta dentare quhen ndryshe dhe “ortodoncia e shpejt ” sepse ato mund te mbulojne nje ser problemesh dentare ne zonen frontale:

Hapesira midis dhembeve frontal

Dhemb me forme jo shume estetike

Dhembet frontal te thyer ne buzen prerese

Dhemb qe kane ndryshuar ngjyren ne siperfaqe ose brendesi(dhembet devital )

Dhemb me mbushje jo estetike

Fasetat (Veneers )mund te rregullojne formen dhe estetiken e jashtme te dhembit por nuk mund te rregullojne kafshimin apo problemet ne nofulla.Ne te tilla raste trajtimi ortodontik eshte zgjidhja .

Llojet e fasetave?

Fasetat dentare mund te jene prej kompoziti ose porcelani.Fasetat e kompoziti ,behen ne klinike nga mjeku ,me ndihmen e kompoziti me ngjyren e dhembit.Ndersa fasetat e porcelanit krahas punes ne klinike kerkojne dhe nje etape laboratorike per pergatitjen e tyre.

Cilat jane avantazhet dhe disavantazhet e fasetave te porcelanit ne krahasim me ato te kompozitit ?

Avantazhet:

Fasetat e porcelanit jane shume te qendrueshme.Edhe pse ato kane nje trashesi shume te vogel 0.5-0.7mm ,kur ngjiten ne stukturen e dhembit natyral ato behen shume te forta,dhe me kujdesin e duhur ato mund te zgjasin deri ne 10 vjet-15 vjet.

Jane shume estetike.Fasetat e porcelanit ,sigurojne nje pamje shume natyrale te dhembit per shkak se thyerja e drites ne porcelan,jep nje efekt te njejt i smalti i dhembit.

Nuk ndryshojne ngjyre me kalimin e kohes.Ne ndryshim nga kompoziti,porcelani ka nje siperfaqe te lemuar qe nuk lejon grumbullimin e ushqimeve apo lengjeve dhe ndryshimin e ngjyres.

Jane konservative.Preparimi i dhembit per fasetat e porcelanit eshte minimal,duke bere qe te ruhet struktura normale e dhembit.

Disavantazhet

Kerkojne pregatitje laboratorike,ndaj nuk mund te vihen ne nje seance.

Nuk mund te riparohen,ne rast demtim te tyre ato duhet te nderohen me te reja .

Kane kosto me te larte se ato te kompozitit .

Procedura e punes per faseta dentare .

Fasetat e kompozitit,vendosen ne nje seance ne klinike.Siperfaqja e perparme e dhembit,preparohet lehte dhe me pas vendoset ne shtresa ashtu sikurse dhe per mbushjet ,kompoziti me ngjyren e dhembit,duke e modeluar ne formen qe duam.Pas polimerizimit me drite halogjene behet lustrimi dhe preparimi perfundimtar i fasetes.

Vendosja e fasetave te porcelanit zakonisht behet ne dy seanca.Seanca e pare mund te zgjasi 1-2 ore ne varesi te numrit te fasetave qe do te vendosen

Behet ekzaminimi i dhembeve tuaj dhe ne saj te bashkebisedimit kuptojme cfare kerkoni te arrini ne formen dhe ngjyren e dhembeve.Behet zgjedhja e ngjyres .

Behet preparimi i siperfaqes se perparame te dhembit,dhe buzes prerese.Zakonisht gjate preparimit hiqet rreth 0.5-0.7 mm .

Merret masa e dhembeve,dhe cohet ne laborator ku do te behet punimi i fasetave te porcelanit.

Faseta mund te vihen ose jo ne varesi te rastit .Seanca e dyte mund te zgjasi 40min deri ne 1 ore.

Behet heqja e fasetave provizore nese jane vendos .

Behet prova e fasetave te porcelanit nga mjeku dhe me pas ju mund te percaktoni nese jane sic i keni deshiruar apo deshironi ndonje ndryshim tjeter.Ndryshime ne formen ,ngjyren e fasetave mund te behen ne kete faze te trajtimit,ato nuk mund te behen pasi fasetat te jene ngjit.

Pasi keni dhene aprovimin tuaj ,se fasetat e porcelanit jane ne rregull behet ngjitja e tyre.Ngjitja e fasetave behet me ngjites te forte,ne ngjyre transparet ose si ajo e dhembit ne menyre qe te mos ndikoje ne estetiken e fasetes.

Pasi pastrohen nga tepricat e ngjitesit ,ju jepen keshillat per higjenen dhe mirembajtjen e tyre.

 

Keshilla per mirembajtjen e fasetave te porcelanit.

Fasetat mund te thyhen ose te bien nese ju nuk kujdeseni sic duhet per to.Per te rritur jetegjatesine dhe qendrueshmerin e fasetave jane te nevojshme:

Mbajtja e nje higjene te mire dentare (larja se paku 2 here ne dite )

Kontrollet e here pas hereshme tek mjeku (cdo 6 muaj )

Shmangia e kafshimeve te forta me to.

 

Materialet e Perdorura 
1)Ips Empress(Xham –Porcelan)
Eshte  materiali me estetik i perdorur aktualisht ne bote . Eshte porcelan i presueshem ,ka ne perberje 65 % xham dhe 35% porcelan.Ka nje transparence te madhe dhe kalon rrezet e drites ne masen 80% ,kjo e ben materialin me te afert me dhembin natyral. Nuk krijon probleme  alergjie dhe acarim te gingivave. I vendosur mbi dhemb eshte rezistent nuk shkeputet prej tij pasi ngjitet kimikisht dhe eshte e veshtire te kuptohet qe nuk eshte dhemb natyral.Mund te perdoret per regatitjen e fasetave te porcelanit,kellefeve tek( full crown –full porcelain), ose urave me 3 element ne zonen frontale, si dhe per pregatitjen e mbushjeve te porcelanit (inlay –onlay).
2)Zirkoni 
Eshte nje material i cili ne krahasaim me Ips Empress ,eshte shume me i forte  por ne aspektin estetik  eshte me poshte ,pasi ka nje transparence dhe kalim drite me te ulet .Me ane te zirkonit mund te behen  kellef tek ,ura porcelani  pa u kushtezuar ne numrin e elementeve dhe ne gjatesine e ures pasi zirkoni ka fortesi dhe rezistence ne shtypje te njejte me metalin .
Avantazhet e tij   jane ;
a-Eshte rezistent dhe lejon berjen e urave te gjata
b-Nuk krijon alergji  tek gingivat(ky problem shfaqet te urat e porcelanit  me bazanment metalik)

c-Estetik
d-I lehte
Ne  treg ka lloje te ndryshem zirkoni ,ndryshimi vjen si pasoje e llojit dhe e pajisjeve te cilat pregatitin zirkonin . Zirkoni ne fazen e pare eshte I bute si shkumes ,pasi pregatitet ne formen e dhembit futet ne furra pjekje me temperature te larta e pas ne procesi te quajtur Sinterizim (qe zgjat 10 ore ) fiton fortesine e mbi te punohet porcelani. Llojet e tij variojne si  me poshte
1)Zirkon i pregatitur manualisht :  Ky lloj zirkoni pregatitet manualisht me ane te nje aparati te thjeshte i ngjajshem me ate te kopjimit  te celesave . Zirkoni I pregatitur me kete menyre  kushton me pak(ekonomik),nuk ka shume fortesi(me I thyeshem) ,nuk ka pershtatshmeri maksimale me dhembin si pasoje e procesit manual te pregatitjes dhe tkurrjes qe peson pas  pjekjes(sinterizimi),gjithashtu  nuk ka estetike maksimale pasi kalon driten ne masen 30-40%.
2)Zirkoni  I pregatitur me Cad-Cam:  Ky lloj zirkoni pregatitet ne menyrte te kompjuterizuar , modeli i dhembeve skanohet  me ane te nje lexuesi optik ,me pas ne kompjutet pregatitet madeli tre dimensional dhe behet modelimi ,me pas nje pajisje kompjuterike ben frezimi dhe pregatitjen e zirkonit ,e gjitha kjo behet ne menyre te kompjuterizuar dhe pa u prekur me dore ,eshte me I kushtueshem  krahasuar me zirkonin manual.Avantazhet e kesaj menyre jane :

a-Fortesi  dhe rezistence ne pertypje

b-Pershtatshmeri maksimale me dhembin dhe mishrat si pasoje e procesit te kompjuterizuar
c-Estetike me e madhe ,pasi ka kalim drite ne masen  60%.
3)Se fundmi ka dale ne treg nje lloj zirkoni i cili eshte me i forte se metali ,pregatitet nga zirkoni i sinterizuar (pjekur-fortesuar) paraprakisht , ka rezistence dhe fortesi e jetegjatesi maksimale por procesi i pregatitjes zgjat dhe eshte me i kushtueshmi.

4)Kompozit (nano technology)
Keta lloje kompozitesh  (material plastik per mbushje),jane me estetik mund te llustrohen me lehte ,kane pamje te ngjajshme me dhembin ,jane me jetegjate dhe  rezistente ndaj thyerjes apo nderrimit te ngjyres.  Perdoren per mbushje estetike te dhembeve te pare ,faseta (laminate kompoziti ) si dhe te gjitha punimet e tjera. Keta punohen me shtresa duke imituar strukturen e dhembit dhe ofrojne estetike maksimale .