Mirë se vini

Orari i punës : E hënë - e Premte - 09:00 - 18:00
  Kontakti : +377 44 27 27 87

Sherbimet stomatologjike

Lumturia fillon me buzëqeshje

Duke filluar nga shërbimet parandaluese stomatologjike (fluorizimi, vulosja e fisurave), mbushjet e dhëmbëve (amalgam apo kompozit), shërbimet kozmetike (zbardhja e dhëmbëve), trajtimi i kanaleve të dhëmbit (endodonci) dhe trajtimi i xhepave parodontal, ne ofrojmë të gjitha shëbimet stomatologjike, me qëllim që të sigurojmë shëndet më të mirë të dhëmbëve duke ndikuar kështu edhe në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm.

Stomatologji preventive

Edukimi shëndetësor, fluorizimi i dhëmbëve, vulosja e fisurave, ruajtësit e hapësirës pas humbjes së hershme të dhëmbëve të qumështit.

Stomatologji restorative

Rindërtimi i dhëmbëve të dëmtuar nga kariesi apo traumat me ndihmën e mbushjeve të amallgamit apo me mbushje estetike, kompozitët. Tek dhëmbët e qumështit preferojmë gllasjonomerët si mbushje më biokompatibile.

 

Endodonci

Trajtim jo kirurgjik i kanaleve të rrënjëve të dhëmbit gjatë inflamacioneve të palcës së dhëmbit apo të indeve përreth.

 

Stomatologji kozmetike (bleaching)

Zbardhimi (bleaching) është metodë stomatologjike jo invazive. Megjithatë zbardhimi ka edhe efekte anësore si irritim i mishërave të dhëmbit dhe ndjeshmëri e rritur e dhëmbëve. Aplikojmë edhe zbardhimin e brendshëm te dhëmbët e devitalizuar.

 

Parodontologji

Menjanimi i depozitimeve të buta dhe të forta, trajtimi xhepave parodontal, gingivoplastika, gingivektomia, imobilizimi i dhëmbëve parodontal, trajtimi i fokalozave dentare.

 

 Informata më të detajuara për: