Mirë se vini

Orari i punës : E hënë - e Premte - 09:00 - 18:00
  Kontakti : +377 44 27 27 87

Kirurgji maksillofaciale

Implantologji, operacionet e rrënjës së dhëmbit (apikotomitë), cistat në nofull, frenulumi i ulët i buzës dhe gjuhës, kirurgji paraprotetikore, tumoret e indeve të buta të gojës, gjëndrat e vogla pështymore.

Traumatologji

Lëndimet e indeve të buta të fytyrës, kokës dhe qafës. Thyerjet e kockave të nofullave dhe fytyrës. Lëndimet e indeve të buta të gojës si dhe lëndimet e dhëmbëve.

 

Infeksionet

Infeksionet e indeve të buta të fytyrës si abscesi, flegmona, furunkuli ( i thati). Infeksionet e kockave (osteomieliti). Infeksionet e gjëndrave të pështymës.

 

Onkologji

Tumoret e lëkurës së fytyrës, kokës dhe qafës. Nishanet (nevuset). Tumoret e kockave të nofullave dhe të fytyrës. Tumoret e indeve të buta të gojës dhe tumoret e gjëndrave të pështymës.

 

Anomalitë e lindura

Çarjet e buzës, nofullës dhe qiellzës. Nishanet (nevuset). Sindromet e ndryshme.

 

Kirurgji ortognatike

Korrigjimi kirurgjik i devijimeve të nofullave, të përparme dhe anësore si progenia, micrognatia, laterognatia.