Mirë se vini

Orari i punës : E hënë - e Premte - 09:00 - 18:00
  Kontakti : +377 44 27 27 87

Mbjellja e flokeve

Transplanti i flokëve

FUE

Metoda FUE kryhet me marrjen e folikulave të veçanta nga qimja, zakonisht nga pjesa e qafës dhe bartja në vendin ku mungojnë flokët. Procedura kryhet me ndihmën e aparatit të veçantë, e cila mundëson marrje më precize të qimes, pa shenja dhe dëmtim të rrënjëve përreth, që është me përparësi të madhe në lidhje me teknikat e tjera.

Intervenimi  bëhet nën anestezion lokal, ndërsa suksesi në krahasim me metodat e tjera të mbjelljes është shumë më i gjatë dhe më afatgjatë, sepse bëhet fjalë për çdo folikulë në veçanti. Pas transplantimit nuk nevojitet kujdes i veçantë i lëkurës, vetëm shfrytëzohen krema të caktuara, ndërsa rezultati është evident pas gjashtë muajve.

Çfarë duhet të keni kujdes përpara ndërhyrjes?

15 ditë përpara ndërhyrjes nuk duhet përdorur aspirinë apo ndonjë ilaç tjetër që ndikon në hollimin e gjakut.
1 javë përpara duhet ndaluar përdorimi i kapsulave omega-3, vajit të peshkut apo çajërave bimore (përveç çajit të zi dhe atij jeshil).
1 natë përpara ndërhyrjes nuk duhet përdorur alkool.
Ditën që do të bëhet ndërhyrja pacienti duhet të ketë ngrënë në mëngjes.

Anestezi Lokale

Meqë metoda Fue është një metodë pa dhimbje, dhe periudha pas procesit është pa dhimbje, në krahasim me metodën FUT ngaqë nuk ka prerje kirurgjike dhe tension në lëkurë, e mundëson anestezinë lokale.

Përgatitje përpara operacionit

Në përgatitjen përpara operacionit dhe gjatë planifikimit duhet të merren parasysh këto 5 kritere:

Mosha; përcaktimi i paternit të rrënjes, të ketë dobi nga kurimi medikal.

Duhet të kihet kujdes diametri i flokëve në zonën dhuruese gjë e cila do të ndikojë në dëndësinë e flokëve në zonën e mbjellur.

Dendësia e flokëve në zonën dhuruese; përcaktimi para operacionit i numrit të njësive folikule në 1cm2 dhe marrja maksimumi 25% vendos numrin total të njësive që do të merren.

Grada e rënies së flokëve

Pas operacionit

Menjëherë pas operacionit në zonën ku është bërë mbjellja, në çdo vend ku është vendosur greft, do të ketë dregëza, të cilat do të bien brenda javës. Pasi këto të bien, flokët e rinj do fillojnë të zgjaten pak, dhe këtu do të vëreni që procesi ecën në rregull. Mirëpo zgjatja reale dhe permanente do të filloj pas muajit të tretë. Në fillim flokët janë të hollë, dhe nga muaji 5-6. flokët arrijnë në trashësine e duhur. Në fund të vitit të parë flokët marrin pamjen finale duke mos rënë më.